Lajme nga vendi
Tre dite pas zjarrit ne magazine gjendet trupi i pajete i Arjan Sales
27 Mars, 2021 | 9:54 am

Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi është parë nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg. Trupi ka disa djegie në pjesë të ndryshme, por si strukturë është e rregullt. 32-vjeçari ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.


















































