Lajme
Flet nëna e 27 vjeçares: Vëllait i la amanet vajzën!
13 Shkurt, 2024 | 4:31 pm

Nëna e 27-vjeçares, e cila vrau veten pas publikimit të një fotoje intime ka treguar versionin e saj të ngjarjes.Në, News24, ajo hedh poshtë pretendimet se vajza ka qenë në hotel me personin e arrestuar, Altin Çoku.
Nëna e saj ka treguar edhe momentet e fundit, kur vajza e saj i ka lënë amanet të vëllait vajzën. Ndërsa më pas ka ndërruar jetë në prehrin e tezes së saj.
“Punova dy ditë aty, më pas gjeta një punë tjetër në Bathore. Goca më tha; meqë ke këtë punën tjetër, po shkoj unë aty. Ditën e parë shkoi me gocën, i dha 20 mijë lekë. Ditën tjetër shkoi vetëm, dhe nuk i kishte dhënë lekë gocës se do nxirrte gjoja gruan nga spitali. Ditën e dytë i dha një çantë me lodra për mbesën.
Më tha; kur të vi do t’i jap lekët. I thash mos shko më se do të gjejmë një punë tjetër. Vajza nuk ishte e shqetësuar, ishte e qetë. Ditën e shtunë pasdite nga ora 5 erdhi motra nga puna, dhe po bënte foto me Ambrën. Nuk më tha asnjë reagim se kishte shqetësim. Dje kam qenë në policinë e Kamzës dhe i kam thënë; nxirreni nga burgu. Ai në tiktok ka thënë se do të dalë se është me arkivol.
Nëse shteti nuk bën gjë, me këto duar, do ta bëj copa-copa dhe kufoma do të dorëzohet në Policinë e Kamzës, është betim që i kam dhënë te varri vajzës. Djalin dhe vajzën nuk e fus, vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr atë nga burgu se është me kartelë dhe është pa lekë, unë do të marr hak.”, tha nëna e 27-vjeçares.

















































