Lajme nga vendi
Flet mjeku i njohur: Ja çfarë i ndodh trupit tonë në momentin që marrim vetëm një dozë të vaksinës anti-covid
16 Janar, 2021 | 10:07 pm

Mjeku i njohur Genc Sulçebe ka qenë i ftuar në News 24 ku ka folur në lidhje me vaksinën anti-covid. Ai ka shpjeguar se farë i ndodh trupit në momentin që merr vetëm një dozë të vaksinës.
Ai shprehet se edhe me marrjen e vetëm një doze trupi fillon të krijojë anti trupa madjhe solli shembull vaksinën Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë.
“Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë. Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë akoma në kontakt me virusin, jo ata që e kanë kaluar. Të bëjmë njerëz dozën e parë dhe të presim se dozën e dytë mund ta bëjmë edhe pas 2 muajve. Vaksina e Pfizer thuhet se mund të pritet deri në 42 ditë për dozën e dytë”, deklaroi mjeku.
I pyetur se çfarë ndodh në trupin e njeriut kur merr vetëm një dozë të vaksinës, mjeku i njohur theksoi se “Qelizat aktivizohen, shumëzohen, fillon krijimi i antitrupave. Kur bëjmë injeksionin pas tre javësh, ky nivel rritet akoma më shumë. Por, edhe me dozën e parë ne jemi të mbrojtur. Madje është një vaksinë e re Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë. Edhe me një dozë është treguar se kemi imunitet të mjaftueshëm”.


















































