Lajme nga vendi
Fier/ Qëllohet me gurë zyra e PDIU-së dhe PS-së
21 Mars, 2021 | 11:01 am

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike në qytetin e Fierit.
Mësohet se zyrat elektorale te dëmtuara u përkasin Partisë Socialiste në Fier dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Policia njofton se sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
















































