Kryefjala Logo

Festivali i Filmit në Venecia 2024, lista me 10 filma që vërtetë patën sukses më pas!

21 Janar, 2025 | 2:40 pm

Festivali më i vjetër i filmit në botë zgjat një javë dhe në ishte një çështje yjesh. Të 21 filmat e përzgjedhur në konkurs dhe që konkurruan për Luanin e Artë shpresuan të gjithë të shkaktonin bujë në kinema , pasi Festivali i Filmit në Venecia është bërë platforma e nisjes së çmimeve Oscar ndër vite.Festivali i 81-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka qenë dhe është një takim yjesh që duhet të kompensojë mungesën e momenteve të kryesorëve mbi tapetin e kuq të viteve më parë, për shkak të grevës së shkrimtarëve dhe aktorëve të Hollivudit.Në të vërtetë, më në fund, aktorë yje si Tilda Swinton, Julianne Moore, Joaquin Phoenix, Lady Gaga, Angelina Jolie, George Clooney, Brad Pitt, Nicole Kidman, Daniel Craig dhe Cate Blanchett, pritet të zbresin në Lido gjatë festivalit. Por sfida artistike nuk janë vetëm çmimet apo kritika, janë edhe radhat e gjata në kinema të shikuesve që shndërrojnë një film në kult.

“Unë mendoj se këtë vit kkshim asnjëherë listën më të gjatë të talenteve që do të ecin tapetin e kuq”, tha drejtori i festivalit, Alberto Barbera. “Ne jemi rikuperuar nga grevat e kaluar. Të gjithë aktorët e çdo filmi morrën pjesë në festival dhe ecën në tapetin e kuq.”Gjithçka filloi më 28 gusht me filmin hapës Beetlejuice Beetlejuice, vazhdimi i Tim Burton për filmin kult të vitit 1988 (shfaqje jashtë konkurrencës).

Juria e vitit 2024, e udhëhequr nga aktorja franceze Isabelle Huppert dhe e përbërë nga James Grey, Andrew Haigh, Agnieszka Holland, Kleber Mendonça Filho, Abderrahmane Sissako, Giuseppe Tornatore, Julia von Heinz dhe Zhang Ziyi, kishte disa ditë emocionuese por të vështira për dhënien e Luanit të Artë të lakmuar të atij viti.

Pa zgjatur më tej, këtu janë përzgjedhjet e 10 filmave që që u shfaqen premierë në këtë vit, të cilët pa dyshim ishin pjesë e diskutimit të artistëve. Por mbi të gjitha patën në periudhën pas festivalit përkrahjen dhe pëlqimin e publikut.

Filmat që propozova janë :

Joker: Folie à Deux

Queer

The Room Next Door

Babygirl

Kjærlighet (Love)

The Brutalist

Maria

April

Jouer Avec Le Feu (The Quiet Son)

Harvest

Nga Toros Shahnaian

Të ngjashme