Kryefjala Logo

Fëmijë jashtëmartesor me grua serbe? Labinot Rexha sqaron situatën për herë të parë

12 Janar, 2026 | 10:06 pm

Gjatë mbrëmjes së sotme, Labinot Rexha ka sqaruar publikisht për herë të parë ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, sipas të cilave ai pretendohej se kishte një fëmijë jashtëmartesor me një grua me origjinë serbe.

Ai i ka mohuar prerazi këto pretendime, duke sqaruar se realiteti është krejt ndryshe nga ajo që është përfolur. Sipas Labit, fëmija që shfaqet në foto nuk është i tij, por djali i kushëririt, ndërsa ndihma që ai ka ofruar ka ardhur thjesht pas një kërkese për mbështetje.

Për të hedhur poshtë çdo dyshim dhe për t’i dhënë fund spekulimeve, Labi bëri edhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se është i gatshëm t’i nënshtrohet një testi ADN-je sapo të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format. “Kur të dal jashtë, do ta bëj testin e ADN-së dhe do të vërtetohet se ai nuk është fëmija im”, u shpreh ai, duke kërkuar që çështja të mbyllet një herë e mirë.

Situata u bë edhe më emocionale kur në shtëpi hyri bashkëshortja e tij për ta takuar dhe për t’i dhënë mbështetje. Ajo konfirmoi se kishte qenë në dijeni për historinë dhe ndihmën e dhënë ndaj gruas në fjalë, por pranoi se zërat e fundit kanë shkaktuar shqetësim të madh jo vetëm tek ajo, por edhe tek familja e tyre.

Të ngjashme