Showbiz
Fejesë në horizont? Adioni shkon në Malësinë e Madhe dhe kërkon ‘dorën’ e Olës tek familja?
11 Maj, 2026 | 9:19 pm

Dyshja e “Ferma VIP”, e cila kaloi një sërë sfidash dhe kundërshtimesh brenda shtëpisë, duket se e ka gjetur rrugën drejt njëri-tjetrit tani që rrugëtimi i tyre televiziv ka përfunduar për të dy. Vetëm pak minuta më parë, Adioni ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram disa imazhe që po tërheqin vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
Në postimin e tij të fundit, ai shihet i përqafuar ngrohtësisht me Olën, por detaji që tërhoqi vëmendjen më të madhe është vendndodhja: Malësia e Madhe, vendlindja e familjes së ish-konkurrentes. Për më tepër, në një tjetër foto bardhezi, ai shfaqet duke u përqafuar me një burrë më të moshuar, pjesëtar i familjes së Olës. Ky gjest tregon qartë se akulli është shkrirë, dora është zgjatur dhe raportet me familjarët janë rregulluar.
Pamjet e ndara flasin për një situatë sikur ai i ka kërkuar “dorën” familjes së bukuroshes.

Ndërkohë, prezantuesja e formatit, Arbana Osmani në një video krah opinionistit Ermal Mamaqi sapo ka paralajmëruar “dasëm sonte” duke pyetur: “Kush është fejuar?”.













































