Showbiz
Limi kërcënon me fjalë të rënda Albën, reagojnë ashpër familjarët
11 Janar, 2026 | 10:30 pm

Një situatë e rëndë ka ndodhur në dhomën e gjumit brenda shtëpisë së BBVK, ku Limi i është drejtuar Albës me tone të ulëta, por me fjalë kërcënuese dhe fyese, duke shkaktuar reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Sipas asaj që u dëgjua në ambientet e shtëpisë, Limi i ka thënë Albës:
“Unë nuk bi në nivelin me babën tënd dhe vëllanë. Mos më bëj ta kaloj në një nivel tjetër muhabetin. Mos më trego mua Zotin tënd. Shuj! You mother fucker, shut the fuck up. Kaq po të them. Ti e di shumë mirë përse po e them unë.”
Alba nuk reagoi, duke zgjedhur heshtjen. Pas këtij momenti, në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale, familjarët e Albës kanë publikuar një story të fortë, ku dënojnë ashpër gjuhën dhe sjelljen e Limit.
Në reagimin e tyre thuhet se përdorimi i fjalëve banale dhe kërcënimeve të tipit “mos më bëj të dal në tjetër nivel” nuk përbën debat, por presion dhe dhunë verbale. Familjarët theksojnë se përballë kësaj sjelljeje ishte një grua që zgjodhi heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin.
Sipas tyre, Limi ka hyrë në shtëpi jo për të sqaruar, por për të poshtëruar, për të nxjerrë gjëra personale dhe për të shtrembëruar një histori private, vetëm sepse Alba kishte guximin të bënte një ndarje publike më herët.
“Kjo sjellje nuk e ul Albën. Përkundrazi, ekspozon qartë atë që përdor fjalë, presion dhe kërcënim kur humb kontrollin,” – përfundon mesazhi i familjarëve.
Ngjarja ka ndezur debat të gjerë në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar situatën si të papranueshme dhe kanë kërkuar reagim nga produksioni, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar qëndrimin e Albës për qetësinë dhe dinjitetin e treguar në një moment kaq të tensionuar.













































