Kryefjala Logo

Ermira Babaliu kundër Festivalit të Pranverës në RTSH: “Dua të marr pjesë edhe unë”

24 Mars, 2026 | 7:16 pm

Rikthimi i “Festivalit të Pranverës” në RTSH, pas më shumë se dy dekadash mungesë, ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku përveç entuziazmit për rikthimin e një tradite të njohur, nuk kanë munguar edhe reagimet kritike nga shumë artistë, në lidhje me kriterin për moshën e lejuar në pjesëmarrje.

Një nga zërat më të komentuar ka qenë ai i këngëtares Ermira Babaliu, e cila përmes një postimi në Facebook ka ironizuar kushtin kryesor të festivalit, që kufizon pjesëmarrjen vetëm për moshat 18-30 vjeç. “RTSH Lajme: Rikthehet ‘Koncerti i Pranverës’… interpretuesit 18-30 vjeçarë”, shkruan ajo, duke e shoqëruar me emoji ironike, ndërsa më tej shton me humor: “Po atë ditë ne bëjmë koncertin e madh të pranverës në një sallë ngjitur ose te shkallët e pallatit të tyre”.

 

img 6477

Reagimi i Babaliut ka gjetur mbështetje edhe nga emra të tjerë. Këngëtari dhe prezantuesi Gjergj Leka ka komentuar me ironi duke propozuar organizimin e një eventi paralel për të gjithë ata që mbeten jashtë: “Pa problem, se e organizoj unë një tjetër për të gjithë ju dhe e titullojmë ‘Pranvera erdhi’, si vargjet e Migjenit”.

img 6477 1

Ndërkohë, këngëtarja Mimoza Selimi e ka cilësuar këtë vendim si një deformim të traditës së festivalit, duke kujtuar se dikur “Koncerti i Pranverës” nuk kishte kufizime moshe dhe ishte një hapësirë e hapur për të gjithë artistët, pa dallim brezi.

img 6478

Nga ana tjetër, RTSH e ka cilësuar këtë format si një përpjekje për të promovuar talentet e reja dhe për t’u dhënë hapësirë brezave të rinj në skenën muzikore shqiptare.

Të ngjashme