Showbiz
Ermiona Lekbello lë përfundimisht garën, largohet nga Ferma Vip
24 Prill, 2026 | 10:40 pm

Ermiona Lekbello, një nga personazhet më të dashura të këtij edicioni të Ferma VIP, ka vendosur të largohet nga gara, duke surprizuar publikun dhe banorët e tjerë.
Ajo u shpreh se dëshiron të ndërpresë rrugëtimin e saj në spektakël, duke theksuar se nuk ndjen një energji të mirë në ambientin mes fermerëve.
Pas daljes së saj, ajo ka ndarë një mesazh falënderimi të drejtpërdrejtë për ndjekësit, duke theksuar se pjesëmarrja e saj ishte e lidhur ngushtë me mbështetjen e publikut. “Publik, faleminderit! Vetëm për ju erdha. Shpresoj që herën tjetër të thirrem në një emision ose në diçka ku ndoshta mund të jap më shumë,” u shpreh ajo.
Vendimi i Ermionës për të lënë garën ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e saj kanë shprehur keqardhje për largimin e parakohshëm.

E konsideruar si një ndër figurat më pozitive dhe të afërta me publikun, Ermiona arriti të krijojë një lidhje të fortë me ndjekësit gjatë qëndrimit në fermë.












































