Showbiz
Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë!
24 Dhjetor, 2024 | 5:05 pm

Gazetari Enkel Demi dhe bashkëshortja e tij, deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë.
Familja e tyre e madhe është gëzuar tashmë me ardhjen në jetë të Markut, në vigjilje të festës së Krishtlindjes.
Lajmin e bukur e ka dhënë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Krahas fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan:
“Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”.














































