Kryefjala Logo

Elton Ilirjani strehon për momentin Parashqevi Simakun

15 Dhjetor, 2024 | 10:29 pm

Parashqevi Simaku dhe jeta si e pastrehë në New York ka bërë jehonë në media. Fillimisht ka qenë një shqiptare që ka gjetur Parashqevinë, e më pas ka bërë të mundur takimin e saj me biznesmenin Elton Ilirjani.

Në një post në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun. Krahas fotos, ai shkruan “Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”.

Në një tjetër “instastory”, ai ka ndarë pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku. Bëhet fjalë për një dhomë hoteli në New York, madje në lagjen e të pasurve Manhattan teksa premton se Simaku së shpejti do të nisë të këndojë sërish për publikun.

Gjithësesi mbetet të presim sërish çfarë do të ndodhë me Parashqevinë dhe fatin e saj, nëse ajo do i kthehet jetës normale, apo do të jetojë disa ditë në hotel dhe do rikthehet sërish e pastrehë. Tani që u gjet, le të shohim nëse Ilirjani apo shqiptarët e tjerë do të mbajnë premtimet për ti dhënë jetë të mirë këngētares.

Të ngjashme