Kryefjala Logo

Elona Guri: Rama është krye-oligarku, në Durrës po i jepen varrezat e qytetit privatit

30 Janar, 2021 | 2:41 pm

Drejtuesja Politike e Qarkut te Durrësit në radhët e LSI-së Elona Guri nëpërmjet një statusi në Facebook është shpreh se kryeministri Rama thotë që në Shqipëri nuk ka oligarkë, port ë të vërtetë është ai krye-oligarku.

Grusi shkruan se Rama është fajtori kryesor i largimit të 400 mijë personave nga Shqipëria.

Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe një ccmenduri të qeverisë ku qeveria po i jep privatit varrezat e qytetit të Durrësit.

Statusi i saj:

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë” thotë kryeministri i kapitulluar. “Askush nuk më detyron mua dhe qeverinë të ndërmarrë hapa në dëm të interesit publik” gënjen i larguari.

Mjaft me mashtrime.

Faktet njihen fare mirë nga të gjithë shqiptarët:

Me firmën e tij dhe qeverisë së tij e gjithë Shqipëria doli për shitje: shiti detin e donte të shiste edhe kufijtë; dha me PPP të gjithë sektorët e jetës së vendit, nga portet, aeroportet, rrugët, bregdetin, lumenjtë, spitalet, arsimin, e madje edhe çmenduria e radhës në Durrës për t’i dhënë privatit edhe varrezat e qytetit, duke i zhvatur shqiptarët në emër të të gjallëve dhe të vdekurve.

PPP dhe tendera për oligarkët edhe gjatë tragjedive të mëdha si tërmeti dhe pandemia, për të mos harruar 400 milionë eurot e ineceratorëve që nuk punuan as edhe një ditë.

Ai mohon oligarkët ndërkohë që vetë është krye-oligarku.

Prej tij u larguan 400 mijë shqiptarë. Ai është autori i shpopullimit.

Ndaj edhe më prill shqiptarët do e shporrin përgjithmonë.

Të ngjashme