Lajme nga vendi
Elona Guri: Qeveria ka braktisur gratë dhe vajzat e Durrësit, pas 25 prillit LSI do të ju ofrojë mbështetjen që kanë nevojë
11 Shkurt, 2021 | 2:13 pm

Drejtuesja politike e LSi-së në Durrës, Elona Guri ka nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shkruar se qeveria jua ka bërë jetën më të vë shtirë grave dhe vajzave të Durrësit të cilat punojnë për të mbajtur familjen.
Qytetarët kanë nevoj për më shumë mbështetje nga qeveria, vijon Guri.
Ajo shprehet se kjo mbështetje nuk do t’u mungojë me ardhjen e LSI-së në pushtet.
Statusi i saj:
Çdo ditë takoj gra dhe vajza në Durrës që më frymëzojnë me përkushtimin e tyre për të mbajtur familjen! Duke mbështetur oligarkët, qeveria u’a ka bërë jetën më të vështirë qytetarëve të thjeshtë. Durrësi e do punën, por qytetarët kanë nevojë për më shumë mbështetje. Këtë do t’ua ofrojë LSI në qeverinë e re të pas 25 Prillit. Fuqizimi ekonomik i gruas dhe punësimi i mirëpaguar do të jenë prioriteti ynë për Durrësin dhe Shqipërinë.


















































