Lifestyle
“Elisabetta Franchi” mbërrin në Tiranë
9 Korrik, 2021 | 10:32 pm

EF me elegancen dhe klasin e saj tashme “pushton” Shqiperine me nje dyqan super luksoz ne qender te Tiranes! I vendosur ne Arena Center, ne nje prej zonave me te frekuentuara te kryeqytetit, lehtesisht i aksesueshem sjell nje standart te ri ne boten e modes ne Shqiperi!

Nje dyqan i ndertuar plot finese ne 150m2 me nje vitrine gjigande ku shpaloset gjithe sharmi i koleksioneve te EF, me arredim te realizuar ne stilin e pakonkurreshem italian, do e beje eksperiencen e te berit shoping te paharrueshme per kedo! Vendimi per te investuar i nje brandi boteror ne kryeqytetin shqiptar eshte nje tjeter tregues i energjise se re, zhvillimit te shpejte qe tashme eshte realitet ne Shqiperi!
Edhe pse Covid 19 goditi rende sektorin e modes EF vazhdon te investoje ne tregje te reja duke qene besimplote qe Tirana do te jete nje histori suksesi dhe nje destinacion qe nuk duhet humbur.
















































