Showbiz
Egli zbulon raportin e saj me Gjestin pas mbarimit të BBVIP
26 Prill, 2025 | 10:40 pm

Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe BigBrother, sot në Top Channel po transmetohet Post Big Brother.
Të gjithë ish banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend, ku sigurisht kuriozitet kishte marrëdhënia e Eglit dhe Gjestit.
Pjesë nga emisioni:
Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë.













































