Showbiz
Egjipti trend i ri, vip-at shqiptarë “pushtojnë” piramidat e Gizës
30 Prill, 2026 | 4:33 pm

Egjipti duket se është kthyer në destinacionin e momentit për disa nga vajzat e njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale shqiptare. Brenda pak ditësh, Loredana Brati, Efi Dhedhes dhe Klea Huta kanë ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimi i tyre në Kajro, me pamje spektakolare nga Piramidat e Gizës.
Loredana Brati publikoi foto pranë piramidave me përshkrimin “Desert glow”, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Edhe Efi Dhedhes ndau disa momente nga Giza, ku u shfaq mbi deve, ndërsa postimin e shoqëroi me fjalët “A beautiful day”.

Ndërkohë, Klea Huta ka publikuar në story një foto pranë piramidave, ku shihet duke pozuar me një vendas, një moment që tërhoqi vëmendje edhe për natyralitetin dhe humorin e situatës.

Fotot nga Egjipti kanë krijuar menjëherë atmosferë pushimesh luksoze në Instagram, duke sjellë një miks mes modës, udhëtimit dhe pamjeve ikonike të një prej destinacioneve më të famshme në botë. Piramidat e Gizës, edhe një herë, janë kthyer në sfondin perfekt për postimet që bëjnë xhiron e rrjetit.












































