Kryefjala Logo

E shtrirë me këmbën e fashuar, çfarë i ndodhi Efit?

2 Prill, 2026 | 3:57 pm

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, ka ngritur shqetësim te ndjekësit e saj me një postim të fundit në rrjetet sociale.

E njohur për energjinë dhe aktivitetin e saj të vazhdueshëm, këtë herë Efi është shfaqur ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Në një foto të publikuar në InstaStory, ajo shihet e shtrirë në shtëpi, ndërsa vëmendjen e merr menjëherë këmba e saj e fashuar.

Nga pamja, duket se bëhet fjalë për një dëmtim në zonën e kyçit, i cili është i mbështetur me një stabilizues mjekësor (ortozë). Krahas fotos, ajo ka shkruar thjesht “Pushim.”, pa dhënë detaje të mëtejshme, duke lënë gjithçka në kuadrin e misterit.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur incidenti apo sa serioz është lëndimi, por duket se ish-banorja do të duhet të ndalojë për pak ritmin e saj të zakonshëm deri në rikuperimin e plotë.

Ndjekësit e saj kanë reaguar menjëherë me mesazhe mbështetjeje, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në formë.

img 7369 1

Të ngjashme