Kryefjala Logo

E filmuan poshtë fustanit, Shakira largohet e mërzitur nga skena

16 Shtator, 2024 | 3:08 pm

Këngëtarja e njohur Shakira është përballur së fundmi më një situatë jo të mirë gjatë performancës së saj. Teksa 47-vjeçarja ishte duke kërcyer nën tingujt e këngës “Soltera”, ajo vuri re një nga fansat i cili po e filmonte poshtë fustanit të shkurtër që kishte veshur.

Ylli u pa të ndalonte së kërcyeri teksa mbante fustanin e saj me të dyja duart dhe tundi kokën ndaj fansave, për tu treguar se e kishte parë se çfarë po bënin.

Pas kësaj Shakira u pa të largohej nga skena ku u shoqërua nga sigurimi. Pasi videot shkuan virale në rrjetet sociale, fansat u treguan të rreptë në komentet poshtë tyre duke dalë në mbrojtje të Shakirës.

Të ngjashme