Lifestyle
Dy parfumet që duhet të keni me patjetër këtë verë. Nxitoni për tek Maison de Parfum
25 Qershor, 2025 | 8:38 pm

Maison de Parfum është tempulli shqiptar i aromave dhe koleksioneve të rafinuara të krijuesve më të famshëm në gjithë botën, tashmë kjo dihet gjerësisht. Çdo aromë që dëshironi ta bëni tuajën Maison de Parfum e sjell sapo lançohen koleksionet e reja.
Amouage është një ndër koleksionet që kanë rrëmbyer zemrat e personazheve VIP dhe jo vetëm.
Ky brand ka rreth 7 koleksione ku secili ka nga një histori të ndryshme.
Maison de Parfum sjell ekskluzivisht dy parfumet e reja të koleksionit Odyssey, një koleksion i frymëzuar nga peisazhet e paprekura dhe të egra të Omanit. E përbashkëta e New Decision dhe New Existence është prania e një ingrendienti, frankincense. Decision dhe Existence nga Amouage jane aromat më të reja të shtëpisë ikonike, një udhëtim nga toka drejt së shenjtës. Frymëzuar nga tymi i temjanit dhe forca shpirterore e ekzistences, kéto parfume të bëjnë të shprehësh vetveten në mënyrën me intime dhe të sofistikuar.
New Decision dhe New Existence janë dy parfumet e Amouage që duhet ti keni me patjetër këtë verë, kështu që nxitoni për ti bërë tuajat në Maison de Parfum.

















































