Showbiz
Detaje të reja nga dhuna barbare/Policia sekuestron automjetet që motrat kanë përdorur natën e ngjarjes
20 Gusht, 2024 | 10:49 am

Nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela u zbuluan detaje të reja. Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas dy motrat pasi dhunuan Prengan.
Mesohet se me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre , dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur. Sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit, por ndodhen në Shqipëri.
Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal tek Kodra e Diellit. Shkak i dhunës që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj. Prenga ka qenë duke darkuar kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.












































