Kryefjala Logo

Deklarata e rëndë për Dolçen, familjarët i kundërpërgjigjen Leonora Jakupit: Po e harron të kaluarën tënde

17 Janar, 2026 | 10:15 pm

Familjarët e Dolces kanë reaguar përmes llogarisë zyrtare të konkurrentes në Instagram, pas deklaratës së Leonora Jakupit gjatë prime-it të mbrëmshëm. 

Reagimi i tyre ishte drejtpërdrejt ndaj Leonorës, e cila është opinioniste e formatit, pas komenteve që ajo bëri kundrejt Dolces.

“Kur gjykon mua, shpejt po e harron të kaluarën tënde… Pastaj në moshën që ke normal vetëm gjumi të ka ngelur…”, kanë shkruar ata, duke e etiketuar emrin e saj në postim.

Leonora, gjatë prime-it të së premtes, i tha Dolces se ajo po “zë meshkuj” më shpejt sesa e zë gjumi atë. 

Deklarata u prit me reagime të shumta, madje edhe nga vetë konkurrentja.

img 8993

Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-të dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Të ngjashme