Lajme nga vendi
Dalin detaje nga aksidenti në aksin Milot-Rrëshen, u shuan katër anëtarë të një familje. Disa persona të plagosur
14 Janar, 2021 | 7:56 pm

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak më parë në aksin Milot-Rrëshen. Sipas burimeve bëhet me dije se një makinë “Citroen” është përplasur me një kamion.
4 personat që dyshohet se kanë humbur jetën i përkasin të gjithë një familjeje nga Kosova.
Gjithashtu bëhet me dije se ka edhe persona të plagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të vijuar hetimet.


















































