Lifestyle
Bëni sherr në çift? Shkenctarët e komentojnë kështu.
30 Qershor, 2021 | 4:08 pm

A mendoni se grindjet e shpeshta janë një shenjë e papajtueshmërisë, dhe jo e një dashurie të vërtetë dhe të thellë? Ju jeni të gabuar!
Studime të shumta kanë treguar të kundërtën e saktë. Çiftet që debatojnë shpesh (natyrisht civilisht) priren të kenë marrëdhënie më të dashura dhe më të qëndrueshme sesa ata që nuk grinden kurrë.
Një sondazh i fundit zbuloi se 44% e çifteve të martuara besojnë se grindjet e rregullta dmth më shumë se një herë në javë ndihmojnë në mbajtjen e marrëdhënies së tyre të shëndetshme.
Sigurisht, një studim nuk është provë e pakundërshtueshme. Por shkenca konfirmon: “Çiftet që diskutojnë së bashku, qëndrojnë së bashku”.
Sipas hulumtimeve të ndryshme mbi këtë temë, partnerët që argumentojnë civilisht dhe në mënyrë produktive kanë 10 herë më shumë gjasa të kenë një marrëdhënie të lumtur sesa ata që fshehin probleme të vështira dhe shmangin trajtimin e tyre.
















































