Lajme nga vendi
Aurela Basha dhe Monika Kryemadhi sëbashku në kafene, dëshmojnë se gjithçka është në rregull
4 Shkurt, 2021 | 10:12 pm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe dhe bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Aurela Basha janë fotografuar teksa kanë qenë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Kjo foto dëshmon se çdo gjë midis PD-së dhe LSI-së është më se në rregull.

Dy zonjat e opozitës me sa duket i kanë bërë edhe “kosh” Edi Ramës pasi në foto shikohet edhe një top basketbolli, sporti që Rama e ka luajtur për shumë vite por që nuk shkëlqeu kurrë. Pasi i kanë marrë topin e basketbollit në sportin ku ai dështoi, tani me sa duket ka ardhur moment që t’i marrin edhe pushtetin, gjithashtu një fushë që Rama ka zhgënjyer shumë, madje edhe më shumë se në basketboll.
Në foto vihen re edhe telefonat e tyre, ku Monika e ka të kuq dhe Aurela në ngjyrë blu, ashtu si partitë që ata mbështesin.


















































