Lajme nga vendi
Arrestohen dy persona në Durrës, dhunë në familje dhe i dehur në timon
2 Shkurt, 2021 | 9:47 am

Policia e Durrësit ka njoftuar se kanë rënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Një 51-vjeçar ka ushtruar dhunë në familje ndërsa një 47-vjeçar ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike teksa drejtonte mjetin.
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


















































