Showbiz
Armaldo Kllogjeri i gëzuar për shkarkimin e drejtoreshës së TOB: Karma it’s a b*tch
16 Dhjetor, 2024 | 10:22 am

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Abigeila Voshtinës nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operës dhe Baletit, tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Big Brother”, ka reaguar përmes një videoje në TikTok.
Në reagimin e tij, Kllogjeri ka komentuar vendimin si një moment drejtësie, duke kujtuar përvojat e tij personale në këtë institucion. “Karma nuk harron! Dy ditë më parë u shkarkua nga detyra drejtoresha e TOB. Zoti vonon, por nuk harron. Siç thotë populli, kush i bën gropën tjetrit, përfundon vetë në të,” është shprehur ai.












































