Kryefjala Logo

Arbër Hajdari i jep 1 mijë euro Stenaldo Mëhillit për të blerë shtëpi

12 Prill, 2026 | 7:53 pm

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mehilli ndau me publikun vështirësitë e jetës së tij, duke u ndalur veçanërisht te pamundësia për të siguruar një banesë. Rrëfimi i tij preku jo pak ndjekës, të cilët reaguan menjëherë duke u organizuar për ta ndihmuar financiarisht.

Pas kësaj, u hap një llogari ku fansat dhe ndjekësit mund të kontribuonin për të ndihmuar Stenaldon në realizimin e këtij qëllimi. Mes shumë dhuruesve, disa prej të cilëve kanë preferuar të qëndrojnë anonimë, nuk ka munguar edhe një emër i njohur për publikun.

Në listën e personave që kanë zgjedhur ta bëjnë publik kontributin e tyre, figuron edhe Arbër Hajdari, opinionist i spektaklit, i cili ka deklaruar se ka dhuruar 1 mijë euro për këtë kauzë.

 

Të ngjashme