Kryefjala Logo

Andi Vrapi në jurinë e Kënga Magjike 2024

12 Gusht, 2024 | 6:42 pm

Nëpërmjet një postimi në Instagram kuptuam se do të ketë sërish Kënga Magjike 2024, madje u zbuluar edhe anëtari i parë i jurisë i cili do të jetë gazetari Andi Vrapi. Andi është një nga ata personazhet thumbues mjaft të lezetshëm, kështu që ky pozicion do ti rrijë më së miri për shtat.

Ardit Gjebrea ka postuar një video në rrjetet sociale ku nuk e ka zbuluar fytyrën e Andit sepse ka filmuar vetëm reflektimin e tij në xham ndërsa bisedon me të, por nga zëri dhe reflektimi është e kuptueshme cili është.

“Sapo e mbylla edhe me një tjetër anëtar jurie për Kënga Magjike 2024. U surprizua nga propozimi, por unë e di që është zgjedhja e duhur!”, shkroi Arditi.

Gjatë bisedës, Andi thotë se ka miqësi me disa prej këngëtarëve, por s’do të ndikojë në mendimet dhe vlerësimet e tij.

Biseda mes tyre:

-Je i lumtur?

-Oh, qielli në kokë!

-Si do të jesh si anëtar jurie?

-Besoj se shumë kontravers, shumë do të më urrejnë, por shumë do të më duan.

-Ke të njohur nga anëtarët që marrin pjesë, aq sa di?

-Fatkeqësisht po.

-Si do t’i vlerësosh?

-Kjo mbetet për t’u parë pastaj.

-Nëse të mërziten çfarë do të bësh?

-So what? (Edhe çfarë?)

-Po mirë se erdhe në jurinë e Kënga Magjike 2024!

-Mirë se ju gjeta! T’ju kisha sjellë ndonjë komposto, ndonjë gjë…

Të ngjashme