Kryefjala Logo

Alfio Rrotani bëhet baba për herë të dytë, prek me dedikimin

6 Shkurt, 2026 | 8:49 pm

Alfio Rrotani dhe partnerja e tij, Joana, janë bërë prindër për herë të parë. Në një foto të ndarë ditën e sotme, ata kanë zbuluar ardhjen në jetë të vajzës së tyre, duke ndarë edhe emrin e saj.

Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria 
Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë,
nga dy shpirtra që u njohën
dhe thanë “përgjithmonë”
pa bërë zhurmë.
Në frymën tënde të parë sot
kemi një premtim:
të të mbrojmë, të të udhëheqim,
të të duam çdo ditë të jetës sonë.
Babi Alfio dhe Mami Joana 

img 0839

Pak javë më parë, çifti rrëfeu se emri i dytë i vajzës është me shumë domethënie për shefin e kuzhinës sepse ishte i gjyshes së tij.

Për Alfion, vajza është fëmija i dytë pas Noas, djalit nga lidhja me moderatoren Fatma Methasani.

Të ngjashme