Kryefjala Logo

Aleksandër Gjoka përfshihet në debatin mbi kufirin e moshës në “Festivalin e Pranverës” në RTSH

25 Mars, 2026 | 2:11 pm

Aleksandër Gjoka është përfshirë në debatin e hapur së fundmi mbi kufirin e moshës në Festivalin e Pranverës në RTSH, një çështje që ka nxitur reagime të forta në mesin e artistëve shqiptarë.

Gjoka ka reaguar përmes komenteve në rrjete sociale, ku ka theksuar se skena muzikore nuk duhet të ketë barriera të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për artistë me kontribut të gjatë në muzikën shqiptare. Ai ka kujtuar gjithashtu se në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, si ato në Itali, kanë performuar ndër vite emra të mëdhenj të muzikës, pavarësisht moshës, duke e bërë këtë një standard që sipas tij duhet ndjekur edhe në Shqipëri.

img 6590

Një tjetër koment i tij, me tone ironike, ka tërhequr vëmendje në rrjet: “A se harrova, mos harroni dhe kopshtet”, një frazë që është interpretuar nga ndjekësit si ironi ndaj kufizimeve që, sipas artistëve, ngushtojnë hapësirat për pjesëmarrje.

img 6589

Kujtojmë se diskutimi u ndez pasi këngëtarja Ermira Babaliu përmes një postimi në Facebook ironizoi kushtin kryesor të festivalit, që kufizon pjesëmarrjen vetëm për moshat 18-30 vjeç. “RTSH Lajme: Rikthehet ‘Koncerti i Pranverës’… interpretuesit 18-30 vjeçarë”, shkruan ajo, duke e shoqëruar me emoji ironike, ndërsa më tej shton me humor: “Po atë ditë ne bëjmë koncertin e madh të pranverës në një sallë ngjitur ose te shkallët e pallatit të tyre”.

img 6477

Reagimi i Babaliut ka gjetur mbështetje edhe nga emra të tjerë. Këngëtari dhe prezantuesi Gjergj Leka ka komentuar me ironi duke propozuar organizimin e një eventi paralel për të gjithë ata që mbeten jashtë: “Pa problem, se e organizoj unë një tjetër për të gjithë ju dhe e titullojmë ‘Pranvera erdhi’, si vargjet e Migjenit”.

img 6477 1

Ndërkohë, këngëtarja Mimoza Selimi e ka cilësuar këtë vendim si një deformim të traditës së festivalit, duke kujtuar se dikur “Koncerti i Pranverës” nuk kishte kufizime moshe dhe ishte një hapësirë e hapur për të gjithë artistët, pa dallim brezi.

img 6478

Nga ana tjetër, RTSH e ka cilësuar rikthimin e “Festivalit të Pranverës”, pas më shumë se dy dekadash mungesë, si një përpjekje për të promovuar talentet e reja dhe për t’u dhënë hapësirë brezave të rinj në skenën muzikore shqiptare.

Të ngjashme