Lajme nga vendi
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhje
14 Janar, 2021 | 6:00 pm

Kosova do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 14 shkurt 2021. Këto votime erdhën pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi mandatin e qeverisë së Avdulla Hotit.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar mesditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale
Sipas asaj që u deklarua, Osmani do të jetë në listat e Lëvizjes Vetëvendosje. Afati për aplikim të subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00
“Sot dhe për katër vitet në vijim jemi të vendosur për të nderuar një shtet që lufton krimin, ka prioritet arsimin dhe shëndetësinë. Jemi të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës sonë. Jemi të vendosur për një Kosovë që garanton një jetë me dinjitet. Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe mbetet në dorën e qytetarëve që të vendoset fati i Kosovës në 14 shkurt deklaroi”, tha Osmani.


















































