Showbiz
Alba kërkon të dalë nga shtëpia: Ndodh përqafimi me Limin
17 Janar, 2026 | 11:38 am

Orët e vona të natës, larg zhurmës dhe tensioneve të ditës, kanë sjellë një nga momentet më të ndjera emocionale brenda shtëpisë. Në një cep të qetë, Alba Pollozhani dhe Limi janë përballur me ndjenjat e tyre, në një bisedë që ka prekur thellë jo vetëm ata, por edhe publikun.
Me zërin që i dridhej dhe zemrën e thyer, Alba ka shpërthyer në rrëfim. Ajo ka pranuar se nuk e dëshiron fitoren në këto kushte, se nuk e përballon dot dhimbjen që ndjen.
“Nuk e dua këtë gjë kështu, nuk e dua fitoren kështu. E kam zemrën të thyer,” është shprehur ajo, duke kërkuar një përqafim që të mos ishte thjesht miqësor.
“Dua një përqafim nga ti, por jo si shokë. Ashtu siç dimë të përqafohemi ne. Buzët e tua kanë prekur buzë të tjera… ndihem e tradhtuar,” ka thënë Alba, mes lotësh dhe emocionesh të përmbajtura.
Në atë moment, Limi nuk ka folur shumë. Ai e ka përqafuar Albën fort, në heshtje, si një përpjekje për ta qetësuar, për t’i dhënë një grimë sigurie mes kaosit emocional. Por as kjo nuk ka mjaftuar.
“Nuk e dua kështu si shokë. Më ka marrë malli të ndjej rrahjet e tua të zemrës,” ka shtuar Alba, duke treguar se lidhja mes tyre ende e dhemb dhe ende nuk është shuar.
Pas këtij momenti intim, Alba ka bërë edhe rrëfimin më të fortë: ajo ka treguar se ka bërë kërkesë për të dalë nga shtëpia, sepse nuk e përballon më situatën emocionalisht. Një vendim i rëndë, që vjen si pasojë e një zemre të thyer dhe e një lufte të brendshme që duket se po e konsumon.












































