Showbiz
Alaudin Hamiti shuan kureshtjen, ja kur do të ketë dasmë në BBVK
2 Shkurt, 2026 | 3:10 pm

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka ndezur rrjetin me një njoftim surprizë që ka shuar kureshtjen e mijëra ndjekësve.
Gjatë orëve të vona të natës, Alaudini ka ndarë një Instastory në Instagram, ku ka konfirmuar se “dasma e shumëpërfolur” brenda shtëpisë së BBVK do të realizohet shumë shpejt. Sipas tij, momenti festiv do të ndodhë këtë javë, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të publikut.
Lajmi ka shpërthyer menjëherë në rrjete sociale, ku fansat kanë nisur spekulimet për çiftin që do të kurorëzohet brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Megjithatë, moderatori ka zgjedhur të mbajë gjithçka mister, pa zbuluar emra apo detaje mbi organizimin e ceremonisë.
Kjo surprizë pritet të jetë një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni, ndërsa publiku tashmë po numëron ditët deri në “dasmën e BBVK-së”.













































