Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Vlore, humb jeten 7 vjeçarja

26 Shkurt, 2021 | 1:21 pm

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, pasojë e të cilit ka humbur jetën një e mitur.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme