Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Tirane, perplaset per vdekje nje 10 vjecare

17 Janar, 2021 | 3:34 pm

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një vajzë e mitur vetëm 10-vjeçe është përplasur për vdekje nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ndërsa policia ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e mjetit si dhe po heton për rrethanat e aksidentit

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar  këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme