Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Durres, plagosen 4 persona, 2 prej tyre te mitur!

27 Shkurt, 2021 | 9:10 pm

Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në Sukth, ku u përfshinë dy automjete, një tip “Renault” dhe një tjetër tip “Benz”.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe katër pasagjerët E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shqip

Të ngjashme