Kryefjala Logo

Aksident i frikshëm tek Rruga e Kombit, ndërron jetë 31-vjeçari. Trupi nuk nxirrej dot nga automjeti

26 Shkurt, 2021 | 10:32 pm

Mbrëmjen e sotme u regjistrua një aksident tragjik në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku ndërroi jetë një person. Fillimisht u raportua se aksidenti ndodhi për shkak të përplasjes së tre automjeteve, ndërkohë pak më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Mësohet se një automjet i tipit BMW është përplasur nga pas nga një trajler. Burime për syri.net bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që humbi jetën është Armand Xhaferri, rreth 31 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa bëhet me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda në mjet, pasi ka qenë e pamundur të nxirrej.

Të ngjashme