Showbiz
Aida Troka, themeluese e “Allure Beauty” flet për Edisa Demollarin: “Çfarë i thashë para se të hynte në BB VIP Albania 5?”
15 Mars, 2026 | 5:46 pm

Aida Troka, e njohur për publikun shqiptar si ish-banore e edicioneve të hershme të “Big Brother Albania” dhe sot themeluese e markës së bukurisë Allure Beauty, ka folur së fundmi për mikeshën e saj Edisa Demollari, e cila është një nga banoret e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania 5”.
Në një intervistë, Troka tregoi se ka qenë në dijeni të vendimit të Edisës për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe madje ka qenë një nga personat që e ka inkurajuar ta provojë këtë eksperiencë.
Ajo rrëfeu se para hyrjes në program i kishte thënë Edisës se një mundësi e tillë duhet provuar, pasi është një eksperiencë që nuk të vjen shpesh në jetë.
“Para se të futej Edisa i thashë: pse jo? Në fund të ditës një jetë kemi dhe duhet t’i provojmë të gjitha,” u shpreh Aida Troka.
Megjithatë, ajo pranoi se në fillim kishte edhe një lloj hezitimi, pasi e njeh mirë karakterin e Edisës dhe mendonte se ambienti i shtëpisë së BB VIP mund të ishte i vështirë për të.
Sipas saj, Edisa është një person shumë i ndjeshëm, i drejtë dhe i pastër në mënyrën si sillet me njerëzit, por në të njëjtën kohë edhe pak impulsive. Pikërisht për këtë arsye, Troka u shpreh se kur pa dinamikat e para të lojës në shtëpi, ku shpesh mungon komunikimi dhe krijohet shumë rrëmujë emocionale mes banorëve, mendoi se mund të ishte një ambient jo shumë i përshtatshëm për Edisën.
“Ajo është një njeri i ndjeshëm, i pastër dhe i drejtë. Është e fortë, por edhe pak impulsive. Kur pashë atë rrëmujë dhe mungesën e komunikimit në shtëpi, mendova se ishte një ambient i papërshtatshëm për të,” tha ajo.
Troka theksoi gjithashtu se Edisa nuk ka hyrë në Big Brother VIP Albania 5 për të sulmuar apo për t’u përplasur me banorët e tjerë, por për të qenë vetvetja dhe për të përjetuar eksperiencën.
“Ajo nuk është futur aty për të sulmuar askënd,” shtoi Aida.
Në fund të intervistës, ajo hodhi poshtë edhe aludimet që kanë qarkulluar herë pas here për jetën personale të Edisës, duke theksuar se banorja e BB VIP aktualisht nuk ka një lidhje jashtë dhe është single.
Deklarata e Aida Trokës ka sjellë reagime edhe në rrjetet sociale, ku fansat e Edisës kanë komentuar se kjo shpjegon edhe mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe emocionale në lojë, që shpesh është bërë pjesë e debateve në shtëpinë e BB VIP Albania 5.












































