Politike
Adriana Kalaja, me votë unanime rimerr drejtimin e Komisionit të apelimit të Partisë Demokratike
22 Korrik, 2026 | 5:34 pm

Pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u konstituua Adriana Kalaja rizgjidhet në krye të Komisionit të Apelimit të PD-së me 5 anëtarë, ky institucion ka zhvilluar sot mbledhjen e parë.
Komisioni i Apelimit është organi përgjegjës për shqyrtimin e çështjeve të brendshme të partisë, përfshirë ankimimet dhe interpretimin e dispozitave të statutit të PD-së.
Rizgjedhja e Kalasë në këtë post vjen pas riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritjes së organeve të reja të brendshme të saj.


















































