Kryefjala Logo

U përfol për krisje mes tyre, Gjesti dhe Gimbo i japin fund aludimeve

23 Korrik, 2026 | 2:01 pm

Gjesti dhe DJ Gimbo prej një kohe nuk ishin parë së bashku në publik, duke ngritur pikëpyetje te fansat rreth raportit mes tyre.

Dyshja, e njohur për miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimet e vazhdueshme, më herët shfaqej shpesh krah njëri-tjetrit. Pikërisht mungesa e daljeve të përbashkëta bëri që në rrjet të qarkullonin aludime për një krisje të mundshme mes tyre.

Por një foto e publikuar së fundmi duket se ka shuar këto zëra. Mbrëmjen e kaluar, pak para koncertit në Shëngjin, Gjesti publikoi në Instastory një fotografi përkrah DJ Gimbos.

Të dy shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, duke dhënë sinjalin se raporti mes tyre vazhdon normalisht.

IMG 2078

Pa pasur nevojë për deklarata, Gjesti dhe Gimbo duket se zgjodhën një foto të përbashkët për t’iu përgjigjur aludimeve që kishin qarkulluar së fundmi.

Të ngjashme