Showbiz
U bë baba për herë të dytë, Blero tregon kush nga ish-gratë e uroi
22 Korrik, 2026 | 8:31 pm

Blero po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të dytë. Ardhja në jetë e djalit ka sjellë urime të shumta për këngëtarin, por një prej tyre duket se ka pasur rëndësi të veçantë.
Në një intervistë për “Prive By Liberta Spahiu”, Blero ka zbuluar se është uruar nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi, me të cilën ka vajzën Tara. Këngëtari e cilësoi urimin e saj si diçka krejtësisht të natyrshme, duke treguar se mes tyre vazhdon të ekzistojë respekt.
“Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën sigurisht ka qenë shumë normale dhe e natyrshme, urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për neve dhe ne jemi falënderues”, u shpreh ai.
Megjithatë, kur u pyet për persona të tjerë nga e kaluara e tij sentimentale, Blero u tregua i prerë. Ai bëri të qartë se nuk dëshiron të merret më me histori që për të tashmë janë të mbyllura.
“Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje, as që merrem me ato”, përfundoi këngëtari.












































