Showbiz
Bjonde dhe me kaçurrela? Jasmin Kadriu zbulon pamjen e saj natyrale
22 Korrik, 2026 | 12:33 pm

Jasmin Kadriu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në TikTok, pasi ka zbuluar një detaj rreth pamjes së saj që shumë prej tyre mund të mos e dinin.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e saj, Jasmin shfaqet me flokë të errët, ndërsa tregon se ngjyra dhe forma e saj natyrale janë krejt ndryshe nga look-u me të cilin publiku është mësuar ta shohë.
“Info i panevojshëm: jam bjonde natyrale me kaçurrela!”, ka shkruar ajo mbi video.
Jasmin ka bërë me dije gjithashtu se nuk ka ndërmend t’i rikthehet së shpejti pamjes së saj natyrale. Me humor, ajo shkruan se do të vazhdojë t’i mbajë flokët e zinj dhe të drejtë.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe ka nxitur reagime nga ndjekësit, ndërsa Jasmin duket se për momentin është e vendosur t’i qëndrojë besnike look-ut me flokë të errët.












































