Showbiz
Ish-banorja e BBVA-së më e dashuruar se kurrë, publikon momente romantike krah partnerit
18 Korrik, 2026 | 10:14 am

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim romantik përkrah partnerit të saj, reperit italian Fred De Palma.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, dyshja shfaqet duke pozuar së bashku para pasqyrës së një ashensori. Jori ka zgjedhur një “look” veror, me bluzë portokalli dhe kapelë kashte, ndërsa Fred De Palma shfaqet me një stil sportiv dhe syze dielli.

Modelja e ka shoqëruar postimin me disa emoji zemrash shumëngjyrëshe, duke treguar edhe një herë se marrëdhënia mes tyre vazhdon më e fortë se kurrë.
Jori Delli dhe Fred De Palma prej kohësh e kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria, pushimet dhe udhëtimet e tyre së bashku.












































