Kryefjala Logo

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë, i mituri po kalonte në vijat e bardha

15 Korrik, 2026 | 9:18 pm

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri është regjistruar në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë 13-vjeçar në lagjen “29 Nëntori”. Mësohet se në momentin e aksidentit, i mituri ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha, kur u godit nga mjeti që drejtohej nga një efektiv i Policisë Bashkiake.

Si pasojë e përplasjes, 13-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Të ngjashme