Showbiz
Goditje për Brad Pitt nga fëmijët, kërkojnë të heqin mbiemrin e tij
14 Korrik, 2026 | 8:07 pm

Marrëdhënia mes Brad Pitt dhe disa prej fëmijëve të tij duket se vazhdon të jetë e tensionuar. Sipas dokumenteve të siguruara nga revista People, Zahara dhe Maddox kanë nisur procedurat ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt” dhe për të mbajtur vetëm mbiemrin e nënës së tyre, Angelina Jolie.
Mësohet se të dy kanë publikuar njoftimet ligjore në Los Angeles Daily Journal, një hap i detyrueshëm sipas ligjit në Kaliforni për ndryshimin zyrtar të emrit.
Në dokumente, Zahara kërkon të regjistrohet si Zahara Marley Jolie, ndërsa Maddox si Maddox Chivan Jolie. Kërkesat ende nuk janë miratuar, ndërsa seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në muajin shtator.
Angelina Jolie kërkoi divorcin nga Brad Pitt në vitin 2016, ndërsa procesi ligjor u mbyll vetëm dy vite më parë. Që prej asaj kohe, marrëdhënia e aktorit me fëmijët është përfolur vazhdimisht në media.
Shiloh ishte e para që hoqi dorë nga mbiemri “Pitt” në vitin 2024. Më pas të njëjtin hap e kanë ndërmarrë edhe Zahara, Maddox, si dhe binjakët Vivienne dhe Knox.
As Brad Pitt dhe as Angelina Jolie nuk kanë komentuar publikisht zhvillimet e fundit. Megjithatë, një burim pranë aktorit ka deklaruar më herët për revistën People se ai ka shumë pak kontakt me fëmijët e tij, duke e cilësuar situatën si tepër të dhimbshme.











































