Kryefjala Logo

Lëvizja e papritur në Instagram rikthen vëmendjen te raporti mes Ledrit dhe Xhensilës

13 Korrik, 2026 | 2:01 pm

Një lëvizje e fundit në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës.

Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit dhe që ka nxitur menjëherë aludime për një ftohje mes tyre.

Sipas burimeve pranë showbiz-it, marrëdhënia mes dy këngëtarëve nuk ka qenë më e njëjtë prej disa kohësh, ndërsa ky veprim në rrjetet sociale duket se ka shtuar dyshimet se raporti i tyre mund të jetë krisur.

Ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është koha kur ndodhi ky “unfollow”. Lëvizja erdhi vetëm një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledri Vulës, në një moment kur shumë ndjekës prisnin një urim publik nga Xhensila. Në vend të kësaj, fansat vunë re se dy artistët nuk ndiqnin më njëri-tjetrin.

Prej rreth një viti, Ledri dhe Xhensila kanë qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për raportin e tyre, pasi janë parë së bashku në disa raste dhe kanë ushqyer kureshtjen e publikut.

IMG 0701 IMG 0700

Megjithatë, as Ledri Vula dhe as Xhensila Myrtezaj nuk kanë konfirmuar ndonjëherë publikisht natyrën e marrëdhënies së tyre, duke lënë gjithçka në nivel aludimesh.

Të ngjashme