Showbiz
Kushtrim Kelani zbulon pse u ftoh miqësia me Elionën
12 Korrik, 2026 | 9:26 am

I ftuar në Prive by Liberta Spahiu, Kushtrim Kelani u shfaq në një mënyrë krejt të veçantë. Ai kishte zgjedhur të paraqitej i veshur me uniformën e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, një detaj që tërhoqi menjëherë vëmendjen.
Megjithatë, ajo që bëri më shumë bujë ishte deklarata e tij për raportin me finalisten e BBVK 4, Elionën. Dyshja krijuan një miqësi të ngushtë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, por marrëdhënia e tyre duket se u ftoh pas përfundimit të spektaklit.
I pyetur se çfarë ndodhi mes tyre, Kushtrimi u shpreh se nga ana e tij nuk ka pasur asnjëherë pakënaqësi apo hatërmbetje.
“Prej anës time nuk ka pasur asnjëherë asnjë farë pakënaqësie. Këtë munden me e ditë edhe njerëzit, po edhe vetë Eliona,” tha ai.
Ai shtoi se e kishte kuptuar se ishte hequr nga rrjetet sociale vetëm pasi dikush i kishte dërguar një fotografi të ekranit.
“Veç kur ma kanë çu një screenshot që më ka hequr, edhe unë s’kam marrë asnjë arsye pse ka ndodhur,” u shpreh Kushtrimi, duke lënë të kuptohet se nuk ka marrë asnjë shpjegim për prishjen e raportit mes tyre.












































