Showbiz
Selin Bollati u përgjigjet shqetësimeve për peshën: “Nuk kam qenë shumë mirë”
10 Korrik, 2026 | 9:02 am

Selin Bollati ka reaguar pas komenteve të shumta që ka marrë në rrjetet sociale lidhur me rënien e saj në peshë.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se shumë ndjekës, veçanërisht nënat, i kanë shkruar të shqetësuar për shëndetin e saj. Selin i falënderoi për mbështetjen dhe zbuloi se kohët e fundit nuk ka qenë në gjendjen më të mirë, por tashmë po i kushton më shumë rëndësi kujdesit për veten.
“Jam super me fat që më ndjekin njerëz në mosha të ndryshme, sidomos shumë mama. Faleminderit shumë për çdo mesazh që keni dërguar. Në fakt nuk kam qenë shumë mirë, tani po mundohem të kujdesem pak më shumë, edhe pse me veten jam super komode me mënyrën si dukem”, shkruan ajo.
Në fund të mesazhit, Selin përcolli edhe një apel për ndjekësit, duke theksuar se shëndeti duhet të jetë gjithmonë prioritet.
“Të dobët apo mbi peshë, mjafton të jeni të shëndetshëm dhe konfidentë”, u shpreh ajo.
Për t’u dhënë fund spekulimeve, Selin publikoi edhe peshën e saj aktuale, duke treguar se peshon 51.6 kilogramë.













































