Kryefjala Logo

15-vjeçari nga Cërriku fiton në Olimpiadën Botërore të Matematikës në SHBA! Loris Qosja merr Medalje Ari

8 Korrik, 2026 | 11:16 am

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për të riun shqiptar Loris Qosja. Nxënësi i klasës së nëntë në shkollën Shkolla 7 Marsi ka fituar medaljen e artë në finalen e madhe të International STEM Olympiad, e zhvilluar në Itali.

Në këtë garë prestigjioze morën pjesë përfaqësues nga 56 shtete, ndërsa Loris arriti të ngjitet në vendin më të lartë të podiumit, duke ngritur flamurin shqiptar dhe duke e përfaqësuar denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare.

Ky nuk është suksesi i parë për 15-vjeçarin nga Cërriku. Në fillim të këtij viti ai triumfoi edhe në International Mathematics Olympiad, të zhvilluar në Orlando, Shtetet e Bashkuara, ku fitoi vendin e parë mes konkurrentëve nga vende të ndryshme të botës.

Rezultatet e Loris Qosjës janë një dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, duke e kthyer atë në një nga nxënësit shqiptarë më të spikatur në kompeticionet ndërkombëtare të shkencës dhe matematikës. Ky sukses është një arsye krenarie jo vetëm për Cërrikun, por për mbarë Shqipërinë.

Të ngjashme